Inter shtang Milanin, kerkon Gourcuff

11/08/2009 21:45

Inter kerkon te kryeje goditjen perfundimtare gjate kesaj merkatoje duke u afruar shume me ish mesfushorin e “armiqve” te Milanit, Yoann Gourcuff.

Francezi i Bordeaux ka parakaluar holandezet Sneijder e Van der Vaart te Realit pasi skuadra spanjolle kerkon nje shume te majme per t’i lene te lire. Kontaktet e para te shoqerise me qender ne rrugen “Durini” kane nisur me te atin e lojtarit, Christian para transfertes per ne finalen e superkupes ne Pekin.

Zhirondinet e blene perfundimisht lojtarin nga Milani pas nje sezoni ne forme huaje per 15 milione euro dhe mesa duket nuk do ta lene te lire pa 20 milione.

Parate ne arken e presidentit Moratti nuk mungojne dhe deshira e mire e Bordeaux per te negociuar mund ta cojne fantazistin serish ne “San Siro”, por kete here me fanelen e kampioneve ne fuqi.

Top Channel