Agolli: Per Kombetaren ‘sakrifikohem’ ne mbrojtje

11/08/2009 08:45

Paraqitja e Ansi Agollit ne dy sfidat e fundit me Portugaline dhe miqesoren me Gjeorgjine, sherbeu per te bindur trajnerin Kuzhe, se majtoshi eshte nje alternative e vlefshme per Kombetaren.

Perballe gjeorgjianeve Agolli gjeti edhe rrugen e rrjetes, duke shenuar golin e barazimit final 1-1.

Megjithate, ish-lojtari i Tiranes tregohet modest dhe mendon me pare per ekipin: “Per mua me shume rendesi kane rezultatet e Kombetares dhe ecuria e skuadres. Gjithsesi, goli mbetet gjithmone kenaqesi”.

Tekniku kuqezi eshte ne kerkim te perforcimeve ne krahun e majte, por 26-vjecari eshte i gatshem te sakrifikohet edhe ne mbrojtje per fanellen kuqezi: “Pozicioni im natyral eshte krahu i majte i mesfushes, por mundohem te bej sa me mire edhe mbrojtesin nese skuadra ka nevoje. Vendimet i takojne te gjitha trajnerit, per mua nuk perben asnje problem”. Prej disa javesh, Agolli ka nisur aventuren e re ne Vyscha Liga, me Krivbasin.

Ai tregon se ende nuk eshte ambientuar plotesisht me kampionatin ukrainas, por eshte ndihmuar nga kuqezinjte e tjere qe militojne me kete skuader.

“Vazhdoj te kem pak veshtiresi, sepse eshte nje lloj tjeter loje. Ne Ukraine praktikojne futbollin e shpejte, si shkolla ruse, por nuk mungojne lojtaret teknike”, tha ai. Rreth rezultateve te dobeta te skuadres, qe i ka humbur kater ndeshjet e para, Agolli shtoi: “Nga kontingjenti i sezonit te kaluar kane mbetur vetem Bulku, Hidi e Bylykbashi. Te gjithe te tjeret jane afruar gjate ketij sezoni dhe ende duhet te mesohemi me lojen e njeri-tjetrit”.

Top Channel