Tirana, Patushi e Abilaliaj ne pikepyetje

10/08/2009 08:20

Priteshin largime. Ne momente te caktuara u mendua edhe per “furtune”.

Megjithate, Tirana ka vendosur t’i besoje kontingjentit qe i dhuroi klubit titullin e 24-t kampion: dje ne mesdite, trajneri Ilija Loncarevic ka publikuar skuadren per sezonin e ri, duke lene pak pikepyetje. Te vetmit ne dyshim jane mesfushori Saimir Patushi dhe sulmuesi Arber Abilaliaj, ndersa pergjigjja perfundimtare mungon per Celikun, i cili vazhdon periudhen e proves.

Ne porte konfirmohen Nallbani e Korunovski, ne mbrojtje Liles, Dabulles, Abrahamit, Osmanit e Pashajt i shtohet edhe lojtari i Shpreses, Ditmar Bici. Ne mesfushe konfirmohen Devolli, Mohelebi, Sefa e Muzaka, ndersa ne sulmin bardheblu, pervec Mukes e Memellit (ne huazim deri ne dhjetor) bie ne sy afrimi i ish-lojtarit te Partizanit, Enco Malindi.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta