Temperaturat e larta, mjeket keshillojne

10/08/2009 08:25

E ndersa virusi AH1N1, qe ndryshe njihet si gripi i derrit, duket se ka kursyer femijet, stina e veres nuk ka munguar qe te shtoje infeksionet sezonale kryesisht te te miturit.

Nje raportim i tille behet nga vete kreu i Institutit te Shendetit Publik, Alban Ylli, i cili pohon me tej edhe masat qe merren ne raste te tilla.

“Ne gjate veres fokusohemi kryesisht ndaj gastroteriteve, intoksikacioneve ushqimore, cilesise se ujit te pijshem. Ne momentin qe po flasim kemi nje rritje te gastroteriteve ne Shqiperi, e fokusuar kryesisht te femijet e vegjel, e lidhur me kushtet klimatike dhe ne pergjithesi me kushtet e higjienes”, shpjegon Alban Ylli, drejtor i ISHP-se.

Ai i meshon fort idese se infeksionet ne stinen e veres e kane origjinen ne pjesen me te madhe nga mungesa e higjienes. Kreu i Shendetit Publik u ben apel te gjithe qytetareve per me shume kujdes, pasi duke parandaluar keto infeksione mund te shmanget ndoshta edhe prekja nga gripi pandemik. Kjo, pasi mungesa e higjienes eshte nje nga rruget e perhapjes se tij.

“Nuk me ngelet vecse te insistoj edhe nje here se ajo qe eshte ne dore te qytetareve, higjiena individuale, dhe bej nje paranteze, ka nje lidhje midis pandemise se gripit dhe gastroteritit nga pikepamja e higjienes, megjithese per gastroteritet me duhet te theksoj dhe masat e tjera qe duhen marre sidomos me konsumimin e ushqimit te sigurt ne familje”, vijon Ylli. Gjate kesaj periudhe, ku temperaturat kane qene te larta dhe ne muajin korrik ato arriten edhe ne mbi 40 grade, ne spitalin pediatrik te Tiranes numri i vizitave te femijeve nga moshat me te ndryshme ka shkuar deri ne 250 ne dite.

Keshillat e mjekeve ne keto dite te nxehta u drejtohen te gjitha grupmoshave, por autoritetet e shendetesise thone se grupet me te rrezikuara jane femijet, te moshuarit dhe grate shtatzena. Nje nder sugjerimet mjekesore eshte per prinderit, te cilet duhet te evitojne ekspozimin e femijeve te tyre nen rrezet e forta te diellit, kur ata nuk i kane mbushur gjashte muaj.

Ndersa per te gjithe ata qe jane te pasionuar pas aktiviteteve sportive, ato nuk rekomandohen ne pikun e oreve te nxehta. “Femijet deri ne 6 muajsh mos t’i ekspozojne ne rrezet e drejtperdrejta te diellit. Femijet e moshave te tjera t’i mbajne te veshur me veshje te lehta prej pambuku, mund t’i shetisin prej dore dhe e rendesishme per te gjithe eshte evitimi i daljes ne pikun e nxehtesise, mundesisht nga ora 12.00-14.00. Ne temperaturat e nxehta nuk keshillohet as kryerja e aktiviteteve fizike apo sporteve te sforcuara, sepse shtohet shume djersa dhe mund te kemi pasoja nga mosrregullimi i temperatures”, shprehen specialistet ne ISHP.

Nje tjeter keshille nga autoritetet shendetesore lidhet vecanerisht me menyren e ushqyerjes. Sipas specialisteve ajo duhet te jete e shendetshme. “Ne periudha te nxehta duhet te perdoren fruta dhe zarzavate. Jo vetem se tretja eshte pak me e veshtiresuar ne motin e nxehte, por sepse permbajne edhe vitaminat qe jane A, C, E dhe D, te cilat ndihmojne edhe ne heqjen e qelizave te vdekura, apo te mbrojne nga plakja, sidomos e lekures dhe pjeseve qe ekspozohen ne diell”, sqarojne mjeket specialiste. Sipas tyre, konsumimi i lengjeve eshte mjaft i rendesishem per organizmin. Ndersa theksohet se duhen evituar pijet alkoolike, apo ato me gaz, pasi nuk e shuajne etjen, por e shtojne ate.
 

Top Channel