Milan dhe Shaktjor ne gare per Xhemailin

10/08/2009 08:30

Pas deshtimit te bisedimeve ndermjet Palermos dhe Torinos per transferimin e Blerim Xhemailit ne Sicili, gares per mesfushorin shqiptaro-maqedonas i jane shtuar edhe Milani e Shaktjor Donjecku.

Per 23-vjecarin me pasaporte zvicerane interesohet edhe Udineze, Napoli e Fiorentina, por oferta e klubit ukrainas duket me konkrete. Fituesit e edicionit te fundit te Kupes UEFA i plotesojne kushtet financiare te Torinos, por Vyscha Liga nuk eshte nje destinacion qe pelqehet nga Xhemaili.

Nga futbollistet shqiptare qe militojne ne kampionatet europiane, mund te theksohet debutimi i Edmond Kapllanit me Augsburgun ne Bundesligen II gjermane. Sulmuesi i Kombetares u aktivizua si titullar ne humbjen 3:1 ne fushen e Energi Kotbuz, ndersa u zevendesua ne minuten e 62-te, kur rezultati ishte 2:1.

Top Channel