Iraku zgjohet nga shperthimet, 41 viktima

10/08/2009 08:30

Java e re fillon me nje bilanc te pergjakshem ne Irak ku mengjesin e sotem kane humbur jeten dhjetra civile.

41 te vdekur dhe 150 te plagosur eshte bilanci paraprak i kater atentateve qe kane tronditur vendin diten e sotme. Shperthimi me i dhunshem ka ndodhur ne Mosul ku nje kamion-bombe u ka marre jeten 25 personave.

Nderkohe, ne Bagdad, dy autobomba kane shkaktuar vdekjen e 16 personave dhe plagosjen e 81 te tjereve. Bilanci i humbjeve ne njerez mund te rritet nga ora ne ore pasi kerkimet ne rrenoja po vazhdojne, ndersa shume te plagosur jane ne gjendje te rende.

Top Channel