Emigrantet, radhe te gjata ne kufi

09/08/2009 10:55

Takimi me i fundit i policive greke dhe shqiptare te mbajtur nje dite me pare ne Kakavije dhe qe ishte i fokusuar pikerisht ne shmangien e radheve te gjata te pritjes se emigranteve ne kufi, ka rezultuar i pafrytshem.

Ne oret e para te dites se djeshme, sipas emigranteve, radha e pritjes ne territorin grek te kufirit ne Kakavije ka arritur deri ne dy kilometra dhe per te kaluar do te duheshin me shume se pese ore pritje. Rreth ores 10 te paradites, situata u qetesua dhe levizja ne te dyja anet ishte me e lire.

Mesohet se gjate takimit dypalesh shqiptaro-grek te autoriteteve policore merrnin pjese edhe perfaqesues te stafeve te te dyja doganave, shqiptare dhe greke te Kakavijes.

Ne emer te pales shqiptare, drejtori rajonal i Kufirit dhe Migracionit, Vasil Valera, ka shprehur angazhimin e efektivave qe ai drejton jo vetem per te shmangur radhet e pritjes se emigranteve, por edhe per goditjen e elementeve te inkriminuar, te cilet mund te shfrytezojne fluksin e madh te levizjes ne kufi per te realizuar aktivitetin e tyre, per sa u takon trafiqeve te paligjshme.

Nderkohe, edhe drejtori i Policise se Epirit, Mario Guruli, ka konfirmuar angazhimin e efektivave te policise greke per shmangien e radheve te emigranteve ne kufi. Sipas statistikave te publikuara gjate ketij takimi prej dates 20 qershor 2009, dite kur ka hyre ne fuqi urdheresa e Ministrise se Brendshme te Greqise per levizjen e emigranteve nga Greqia ne drejtim te Shqiperise kane udhetuar rreth 213 mije persona, nderkohe qe ky numer pritet te rritet ndjeshem edhe gjate diteve te ardhshme.

Top Channel