Portugali, dy te burgosur te Guantanamos
07/08/2009 16:05
Ministri i Jashtem i Portugalise, Luis Amado ka bere te ditur se vendi i tij do te strehoje dy shtetas siriane ish te burgosur ne Guantanamo.
Ministri ka deklaruar ne nje deklarate per shtyp se ata do te lejohen te qendrojne ne vendin e tij per arsye humanitare dhe do te kene nje leje te vecante qendrimi.
Por ministri nuk ka dhene asnje detaj per identitetin e ish te burgosurve. Ne dhjetor, Portugalia ishte vendi i pare qe u ka bere thirrje vendeve te Bashkimit Evropian te mirepresin ish te burgosurit e burgut famekeq.
Amado ka theksuar se BE duhet te ndihmoje presidentin amerikan, Barack Obama qe te mbylle burgun ku mbaheshin te denuarit per terrorizem.
Top Channel