Twente: Arnautovic lojtar i Interit

06/08/2009 15:15

Ka marre fund telenovela e lojtarit austriak te Twente, Marko Arnautovic. Ekipi hollandez nepemjet faqes se tij te internetit ka zyrtarizuar kalimin e sulmuesit tek italianet e Interit.

“Arnautovic do te kaloje tek Inter i dhene borxh per sezonin tjeter. Kalimi perfundimtar i tij kushtezohet nga numri i ndeshjeve qe lojtari do te aktivizohet dhe nga paraqitjet e tij”, shkruan skuadra hollandeze ne sajtin e saj.

“Ne rast se Inter pas perfundimit te kesaj marreveshjeje nuk deshiron te bleje lojtarin atehere ai do te kthehet tek Twnte dhe nese ndodh kjo ne kemi parashikuar nje kontrate dy vjecare me mundesine e zgjatjes me nje vit per lojtarin”, shtohet me tej ne njoftimin zyrtar te Twente.

Pas shkembimit te kryer me Barcelonen ku Ibrahimovich kaloi tek katalanasit dhe Samuel Eto’o kaloi tek italianet, duket se trajneri i ketyre te fundit nuk ka mbetur i kenaqur pasi po kerkon mbushjen e boshlleqeve ne repartin ofensiv te lena nga largimi i suedezit.

Top Channel