SHBA, Senati miraton emerimin e Sotomayor

06/08/2009 21:45

Senati amerikan ka konfirmuar sot emerimin e gjyqtares Sonia Sotomayor si anetare te Gjykates se Larte te Shteteve te Bashkuara, me 68 vota pro dhe 31 kunder.

Lajmin e ben te ditur CNN, qe sakteson se Sotomayor behet keshtu hispanikja e pare ne institucionin me te larte gjyqesor te Amerikes.

55 vjecarja Sotomayor do te jete gjithashtu gjyqtarja e 111-te qe do te ulet ne Gjykaten e Larte, si dhe femra e trete ne kete sistem gjyqesor.

Gjate votimit te saj, 9 republikane u bashkuan me demokratet duke mbeshtetur emerimin e saj.

Top Channel