
Trajneri i kombetares sone, Josip Kuzhe eshte rikthyer ne Tirane per te pergatitur skuadren per ndeshjen miqesore te 12 gushtit me Qipron dhe me pas per ndeshjen eliminatore me Danimarken me 9 shtator.
“Me kujtohet mire, rreth 33 vjet me pare kam luajtur ne kete stadium, isha lojtari i Dinamos se Zagrebit. Fituam 2-0 por mbaj mend se atmosfera ishte shume e ngrohte dhe nuk kishte asnje vend te lire ne stadium. Ndeshjen me Dinamon e Tiranes nuk e harroj kurre”, nis intervisten e tij trajneri i kuqezinjeve.
Pas miqesoreve me Gjeorgjine dhe me Portugaline, Kuzhe e njeh me mire kete grup lojtaresh dhe e di c’ka i mungon.
“Do hartoj nje program te cilin do t’ia paraqes federates. Na duhen tre lojtare te rinj, nje mesfushor mbrojtes, nje krahu dhe nje sulmues i fuqishem. Vec miqesoreve duhet te pergatitemi per ndeshjet me Suedine dhe Danimarken. Eshte e veshtire qe te fitojme me keto dy ekipe pasi ato jane shume te motivuara”, vazhdon me tej kroati
Periudha shkeputjes nuk eshte shfrytezuar per pushime per Kuzhen.
“Pas Portugalise i paraqita federates planin tim ku kryesorja eshte zbulimi i talenteve. Kam ndjekur perfaqesuesen U20 dhe klubet shqiptare ne Kupat e Europes. Rezultate e tyre ishin zhgenjyese por mua nuk me interesonte rezultati, kam vene re disa lojtare qe jane paraqitur mire dhe do te vazhdoj akoma te kerkoj per talente te reja per t’i rekrutuar ne kombetare”, shton Kuzhe.
Pavaresisht faktit qe ka marre nje perfaqesuese te vogel ai nuk i trembet ndonje deshtimi, pasi beson te aftesite e trasmetimit te ideve te tij te lojtaret..
“Shqiperia ka elemente per te ecur perpara po mungon motivimi dhe entuziazmi. Kete atmosfere ne e kemi tek tifozet bashke me ta dhe federaten mund te permiresohemi nga ana profesionale”, perfundon intervisten e tij trajneri i kroat.
Top Channel