
Trajneri portugez i Inter, Jose Mourinho shprehet i zhgenjyer nga sjellja e skuadres se Chelsea-t kunder tij ne merkaton e kesaj vere.
Dy dite nga zhvillimi i ndeshjes se Superkupes se Italise ku zikalterit do te perballen me Lacion tekniku luzitan shprehet per levizjet ne merkaton e kesaj vere dhe vecanerisht per lojtaret qe ka kerkuar nga blute e Londres.
“Deko fillimisht ishte falas, por ne momentin qe ne valle futet Inter per ta blere ate, vlera e tij nga 0 shkon ne 5 milion euro. Kjo dukuri me ndodh sa here qe kerkoj nje lojtar te Chelsea-t”, u shpreh Mourinho.
Ndersa per shkembimin Eto’o-Ibrahimovic ai tha se Ibra beri historine tek Inter, tashme duhet ta beje nje gje te tille tek Barcelona dhe per Eto’o e kunderta, duhet te beje historine me Inter tashme. “Une nuk jam aspak i trishtuar nga shkembimi, perkundrazi”, perfundoi Mou.
Top Channel