
Eshte hedhur shorti i kampionatit te 71-te kombetar per sezonin 2009/2010. Vetem pak dite me pare klubet kane dorezuar dokumentacionet dhe kontratat e tyre me stadiumet ku do te luajne, duke ndikuar ne shtyrjen e dates se hedhjes se ketij shorti deri ne 2 jave nga fillimi i i kampionatit.
Mes shume diskutimeve dhe kerkesave per te cuar ne 16 numrin e skuadrave pjesemarrese ne Superlige edhe per kete sezon skema ka mbetur e njejte dhe do te jene 12 skuadra qe do te marrin pjese. Qe ne javen e pare bie ne sy perballjet e rendesishme qe jane Besa-Vllaznia apo Tirana-Flamurtari. Cifti i fundit do te perballet dy here radhazi pasi me date 16 gusht keto dy skuadra do te luajne mes tyre edhe finalen e Superkupes se Shqiperise.
Nuk do te jete ne kete sezon ne Superlige Partizani, skuadra e trete me me shume tituj ne vend dhe si rrjedhoje kryeqytetit i mbetet vetem nje derbi, ai mes Tiranes dhe Dinamos, i cili do te zhvillohet ne javen e shtate ku do te jete skuadra blu e drejtuar nga Shkelqim Muca, pritese. Sezoni 2009-2010 i Superliges do te startoje me 23 gusht. Gjithashtu eshte hedhur edhe shorti per kategorine e pare qe fillon nje jave pas Superliges me 29 gusht.
Top Channel