
Mesfushori i Kombetares shqiptare, Lorik Cana, synon qe se bashku me Sanderlendin te renditet mes dhjete vendeve te para ne Premierligen angleze.
26-vjeçari, i cili u transferua te “macet e zeza” nga Olimpik Marseja, beson se skuadra e drejtuar nga trajneri Stiv Brus e ka kualitetin e duhur per te rivalizuar me skuadrat me te mira.
“Jam i informuar qe skuadra kishte mjaft veshtiresi gjate kampionatit te kaluar, por tashme kemi nje trajner te ri dhe gjate merkatos jane realizuar mjaft blerje. Do te perpiqemi te japim maksimumin dhe besoj se renditja mes dhjete vendeve te para dhe ecuria e mire ne Kupe do te jene rezultate te kenaqshme per klubin”, deklaroi kuqeziu.
Me tej ai ka folur edhe rreth diteve te para si lojtar i Sanderlendit: “Pershtypjet e mia te para jane shume pozitive. Ambientet stervitore, stadiumi, tifozet dhe shoket e skuadres jane fantastike”.
Cana firmosi kontrate 4-vjeçare me bardhekuqte, nga e cila do te perfitoje 2.5 milione euro neto ne sezon. “Shkaterruesi” u bind qe te pranonte oferten e ketij klubi, duke refuzuar Evertonin ne Angli dhe Hamburgun e Verder Bremenin ne Bundesligen gjermane, pasi ne marreveshje ka nje klauzole, e cila e lejon te largohet, nese per te vijne oferta nga Arsenali ose Liverpuli.
Pas gjashte vite ne Ligen 1 me dy klubet me te medha ne France, PSG dhe Marseje, Cana shprehet mjaft i entuziazmuar nga sfida per te luajtur ne Premiership.
“Jam mjaft i lumtur per kete aventure, ku do te jetoj ne nje vend te ri dhe do te luaj ne nje kampionat me skuadra historike dhe yje nga e gjithe bota. Premierliga eshte padyshim aktiviteti me i bukur: çdo jave luan ne stadiume gjigante, kunder skuadrave fantastike”, shtoi ai.
Numri 19 e ka te qarte se per te dhene me te miren duhet te ndryshoje disi menyren e lojes: “Natyrisht qe kjo eshte e domosdoshme. Pas kaq shume viteve qe kam luajtur ne France, kjo ishte arsyeja perse deshiroja te luaja edhe ne Angli. Mendoj se Sanderlendi eshte vendi i pershtatshem per te filluar karrieren time ne futbollin britanik. Jam mesfushor tipik: mundohem gjithmone te jem nje lider i skuadres dhe ne fushe jap 300 per qind. Ne Premierlige te gjithe praktikojne futboll te shpejte dhe me kontakte fizike, cilesi qe i kam edhe une”.
Top Channel