
Ndoshta ky mund te jete sezoni i fundit per Erjon Bogdanin te Kievo. Kontrata e sulmuesit te Kombetares shqiptare me klubin veronez skadon ne qershor 2010, por ai shpreson qe te perserise paraqitjet e javeve te fundit ne kampionatin e kaluar.
Ky do te jete edicioni i trete me fanellen verdheblu dhe sezoni i dhjete ne Serine A italiane. Por, “Er-bomber” i ka idete e qarta: “Jam i perqendruar vetem te Kievo. Te luaj ne nivele te larta gjate ketij sezoni, me pas te shohim se çfare do te ndodhe”. Veren e ardhshme gjithçka mund te ndryshoje, megjithate kerkon te jete i perqendruar. Edicioni i ri do te jete shume i rendesishem dhe nga paraqitjet me Kievon do te varet edhe karriera e 32-vjeçarit.
“Nuk ndihem aspak plak. Kam ende shume deshire per te luajtur futboll dhe uri per te shenuar gola. Mund te vazhdoj te perfaqesohem ne nivele te larta. Natyrisht me Kievon”, tha ai. “Çfare mendoj per te ardhmen? Shpresoj qe edhe kete vit te jem protagonist ne sukseset e skuadres sime. Kam ende kohe qe te jap kontributin per verdheblute”.
Ashtu si tani, edhe ne fillim te sezonit te kaluar, Bogdani duhej te luftonte per te fituar nje fanelle titullari. Qendrimi i gjate ne stol nuk e demoralizoi, perkundrazi, shqiptari ishte i gatshem ne momentin e duhur dhe me golin qe realizoi ne porten e Lacios ndryshoi rrjedhen e kampionatit per klubin nga Verona.
“Eshte e vertete. Isha ne krize dhe situata behej me e veshtire pas çdo jave qe kalonte. Me pas ndryshoi gjithçka. Megjithate, nje gol nuk mjafton. Duhet te shenoj me teper”, nenvijezoi sulmuesi.
“Gjate sezonit te kaluar mbijetuam, sepse te gjithe moren pergjegjesite e tyre ne momentin kur skuadra kishte me shume nevoje. Ne javet e fundit shpalosem forcen e madhe te skuadres sone. U ngjitem shume shpejt, ishin te pakta ekipet rivale qe arriten te mbanin ritmin tone. Shpresoj te perserisim te njejtat paraqitje. Kievo ka kualitete dhe i krijoi veshtiresi Romes, Juventusit, Interit e Xhenoas. Kontingjenti nuk ka ndryshuar shume dhe mendoj se do te realizojme gjera te mira”.
Edhe pse eshte i perqendruar vetem te Kievo, here pas here nuk mungojne zerat e merkatos, per interesime nga ekipe te tjera. Me e fundit qe e ka perfshire Bogdanin ne listen e deshirave ishte Bari. “Me behet qejfi qe disa skuadra vazhdojne te me kerkojne. Kjo do te thote se ata e vleresojne lojen time. Por, une i kam idete e qarta: do te vazhdoj te jem pjese e Kievos, nuk iku prej ketu. Edhe ne momentet me te veshtira kam shpresuar gjithmone se do te me jepej shansi te ndihmoja skuadren… kete kam arritur ta bej ne fushen e lojes”, perfundoi lojtari.
Top Channel