Ari Han i “ofron” para gjyqtarit kinez

05/08/2009 09:05

Ish-trajneri i Kombetares shqiptare, Ari Han, vazhdon te konfirmohet si nje personazh negativ. Pas nje periudhe te gjate pa pune, holandezi u emerua te Çongqing ne Superligen kineze, por edhe aty eshte shfaqur karakteri i tij problematik.

Vetem pak sekonda pasi ekipi i Han shenoi golin e avantazhit 3-1, arbitri akordoi nje penallti te diskutueshme per Guoan.

Pas ketij episodi, “tulipani” iu afrua gjyqtarit te katert dhe duke nxjerre nje tufe me 100 juan (16.6 dollare amerikane) bertiti: “A doni para?” Per fatin e tij kundershtaret e humben penalltine dhe ne fund Çongqing fitoi 3-2, por sjellja e Ari Han nuk u kalua lehte nga Komisioni i Disiplines ne Federaten Kineze (CFA). Trajneri u pezullua me tri jave nga te gjitha aktivitetet per kete veprim dhe u gjobit me 15000 juan (2500 dollare).

Top Channel