
Shitja e Kaka, mungesa e nje blerjeje cilesore dhe te lodhur nga fjalet pa vepra te drejtuesve kuqezinj duket se kane acaruar jashte mase tifozet kuqezinj.
Nje tifoz i ekipit te Milan ka sulmuar administratorin e deleguar te kuqezinjve Adriano Galliani si menyre kundershtimi ndaj politikave te ndjekura nga shoqeria e rruges Turati ne kete merkato.
Por zhgenjimi ndaj nje endrre qe nuk realizohet nuk mund te kthehet kurre ne nje forme dhune.
Ndryshe mendon nje tifoz milanist i cili ka pritur castin kur Galliani ka dale nga zyra e tij e punes ne rrugen Turati ne Milano dhe me pas e ka sulmuar ate fizikisht shoqeruar edhe me kercenime me vdekje per shitjen e Kaka.
Nderhyrja e shpejte e policise ka penguar pershkallezimin e situates duke vene nen pranga “tifozin ekstremist”.
Top Channel