Holande, regjistrohet viktima e pare e gripit A
04/08/2009 17:25
Ne Holande eshte regjistruar viktima e pare e virusit te gripit te derrit. Lajmin e kane komunikuar autoritetet shendetesore lokale, sipas te cilave viktima eshte nje djale 17 vjecar.
Per respekt te familjes, autoritetet nuk kane publikuar emrin e tij dhe as detajet se si ai ishte infektuar me gripin.
Ne te gjithe Holanden jane 933 rastet e prekjes se njeriut nga gripi A, nga te cilet vetem 9 persona mjekohen ne spitale.
Rasti i pare i prekjes se njeriut ne Vendet e Uleta u regjistrua me 30 prill, kur virusi u diagnostikua tek nje femije 3 vjecar.
Top Channel