Kriza, bie prodhimi

03/08/2009 15:10

Kriza po thellon efektet ne ekonomine reale te vendit dhe te dhenat tregojne se tashme ajo ka filluar te preke edhe prodhimin vendas ne te gjithe sektoret kyc te ekonomise.

Nje vezhgim i fundit i Bankes se Shqiperise, tregoi se ekonomia i ka ulur kapacitetet e shfrytezuara ne tremujorin e pare ne nivelin me te ulet historik, ne vetem 65 per qind.

Krahasuar me tremujorin e dyte te vitit 2007, ekonomia po shfrytezon 15 per qind me pak te kapaciteteve te saj prodhuese.

Me i prekuri nga tkurrja e prodhimit eshte sektori i industrise, bizneset e te cilit po shfrytezojne vetem 61.8 per qind te mundesive te tyre te prodhimit. Edhe ndertimi ka shenuar nje kontraktim te forte, duke shfrytezuar ne tremujorin e pare vetem 62.7 per qind te kapaciteteve.

Tkurrja e prodhimit konfirmohet edhe nga nje e dhene tjeter zyrtare, qe vjen nga sektori i energjise. Per here te pare ne nje vit jo krize, bizneset kane ulur konsumin e energjise.

Sipas te dhenave te INSTAT, ne 5 muajt e pare te vitit bizneset konsumuan 5 per qind me pak energji se sa e njejta periudhe e nje viti me pare. Per vitin 2008, rritja e konsumit ishte 15 per qind.

Por kriza nuk po prek vetem industrine. Edhe bujqesia po kalon nje moment te veshtire. Bazuar ne te dhenat e Ministrise se Bujqesise, prodhimi bujqesor pritet qe te ule kete vit me 10 here ritmet e rritjes, nderkohe qe prodhimi agroindustrial, ka rene ne tremujorin e pare me 7 per qind.

Banka sinjalizon se renia e prodhimit ka vazhduar edhe ne tremujorin e dyte te vitit duke sqaruar se kjo po shkaktohet nga renia e kerkeses ne ekonomi, qe po i detyron bizneset te ulin prodhimin me ritme te larta.

Top Channel