Gripi, ne shtator, kombinim i dy viruseve

02/08/2009 08:35

Mbivendosja ne organizmin e njeriut e dy viruseve te gripit, e perkeqeson me shume gjendjen shendetesore te te semureve.

Pervoja e vendeve te Hemisferes Jugore, ku tashme eshte sezoni i gripit sezonal, ka treguar qe vdekshmeria ne rastet kur keto dy viruse jane mbivendosur ne organizmin e njeriut ka kaluar 4 perqind.

Cka do te thote qe eshte nje vdekshmeri shume e larte dhe duhet te na beje te ndergjegjshem qe se paku per gripin sezonal ne te marrim te gjitha masat per ta parandaluar.

“Menyra me e mire per parandalimin eshte aplikimi i vaksines ndaj influences sezonale, vecanerisht per moshat e riskut, qe jane femijet e vegjel, te semuret kronike dhe te moshuarit mbi 65 vjec”, sqaroi lidhur me masat mbrojtese infeksionisti Pellumb Pipero.

Top Channel