Gripi, dyshime per 13 persona te prekur

01/08/2009 12:15

8 persona konfirmohen se jane prekur nga virusi A H1N1 dhe specialistet infeksioniste dyshojne per 13 te tjere.

Shefja e Departamentit te Epidemiologjise Silva Bino, sqaron se analizat per personat e dyshuar jane derguar ne laboratorin e Rumanise dhe diten e hene pritet pergjigja zyrtare.

Por mjeku infeksionist Pellumb Pipero sqaron se nga analizat e bera ne vendin tone, kane rezultuar se 13 persona jane mbartes te virusit A, ndaj ata po marrin te gjitha mjekimet e duhura.

Zonja Bino ka sqaruar se harta e personave qe dyshohen se jane prekur nga ky virus eshte shtrire edhe ne Sarande dhe Vlore, ku dhe fluksi i turisteve ne keto dite eshte i larte.

Te gjithe personat e prekur nga ky virus po trajtohen ne shtepi ne dhoma te izoluara. Mjekimi me tamiflu eshte perdorur vetem per rastet te cilat kane qene me rende, por specialistet konfirmojne se deri me tani te semuret jane te nivelit te lehte dhe mesatar, cka ka bere qe ata te trajtohen ne shtepi.

Mjeket deri me tani kane marre me shume se 300 analiza dhe jane ne proces verifikimi.

Top Channel