Izraeli: Lufta ne Gaza ishte e nevojshme

31/07/2009 14:00

Nje raport i qeverise izraelite thote se fushata ushtarake e Izraelit e kryer kete vit ne Gaza ishte “e nevojshme dhe e perpjesshme”.

Lufta dhe drejtuesi i saj jane kritikuar ashper nga nderkombetaret, te cilet kane bere pergjegjes Izraelin dhe levizjen radikale te Hamas per viktimat.

Burime palestineze deklarojne se rreth 1400 banore te Gazes humben jeten ne konflikt, nderkohe qe nga radhet e Izraelit viktimat ishin vetem 13.

Raporti thote se 100 persona jane marre ne pyetje lidhur me vendimet e luftes dhe se 14 ceshtje kriminale jane hapur.

Sipas Kombeve te Bashkuara, fushata ushtarake izraelite la te pastrehe 50 mije persona, shkaterroi 800 prona industriale, 200 shkolla, 39 xhami dhe dy kisha.

Keshilli i te Drejtave te Njeriut ne OKB ka caktuar ish-gjyqtarin afrikano-jugor Richard Goldstone qe te hetoje nese gjate konfliktit jane kryer krime lufte.

Top Channel