Berisha: Te pergatisim vendin per ne BE

31/07/2009 16:10

Ndertimi i 13 rrugeve te  brendshme ne Laprake, me nje fond te qeverise italiane prej 3 milione eurosh, e ka cuar kryeministrin Berisha bashke me ambasadorin italian D’Elia ne periferi te kryeqytetit.

Kryeministri Sali Berisha deklaroi se me kete tur inaugurimesh nuk po feston vetem fitoren e mandatit te dyte qeverises, por ka nisur punen edhe per nje mandat te trete.
 
“Shpreh kenaqesine qe ne festojme se bashku fitoren dhe kete projekt te ri dhe dua t’ju informoj ju dhe mbare shqiptaret se keto 4 vite ne do te vazhdojme te festojme fitoren ne çdo fshat dhe qytet te ketij vendi me projekte te reja. Çdo dite dhe çdo jave do te inagurojme fillim punimesh dhe perfundime punimesh te rrugeve, ujesjellesave dhe kanalizimeve, te shkollave, sistemeve te vaditjes dhe sherbimeve te ndryshme dhe do te vazhdojme ne kete menyre deri diten e fitores se ardhshme me 2013”, u shpreh Berisha.

Duke siguruar se qeveria do te mundesoje per financimin e cdo projekti qe sjell zhvillim, kryeministri Sali Berisha, tha se qellimi kryesor i ketij mandati qeverises eshte pergatitja e vendit per anetaresim ne Bashkimin Europian.

“Eshte e qarte si drita e diellit, se ky vend ka nevoje per vepra dhe jo per fjale, se ky vend ka nevoje per rruge dhe ne po i ndertojme; ka nevoje per shkolla dhe ne po i ndertojme; ka nevoje per ujesjellesa kanalizime dhe ne po i ndertojme. Shqiperia evropiane eshte dhe do te mbetet motoja e jone”, u shpreh Berisha.

Top Channel