Durres, identifikohen te aksidentuarit

28/07/2009 10:55

Identifikohen personat e aksidentuar sot ne mengjes prane fshatit Xhafzotaj te Durresit, ku nje prej tyre vdiq dhe dy te tjere u plagosen. (UPDATE)

16-vjecari Bruno Serjani nderroi jete si pasoje e daljes se makines nga rruga, ndersa te plagosur kane mbetur bashkemoshataret e tij Fitim Bare dhe Aleks Sulejmani, i cili drejtonte mjetin.

Policia ka shkuar ne vendngjarje dhe po heton per te zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Numri i viktimave ne kete aks brenda 48 oresh ka shkuar ne 8, duke shenuar nje bilanc te rrezikshem.

Top Channel