Asambleja, Rama prezanton rezoluten

28/07/2009 12:00

Partia Socialiste ka mbledhur sot Asamblene Kombetare, ku kreu i saj ka lexuar fillimisht nje rezolute, me disa pika ku shprehet qendrimi i kesaj force politike per zgjedhjet e pergjithshme.

Disa nga pikat e kesaj rezolute jane: Konsiderimi i zgjedhjeve, mundesi e humbur ne permbushjen e standarteve; vleresim i rezultatit te zgjedhjeve si te papranueshme; Konsiderim me legjitimitet te cunguar i te gjitha institucioneve te dalura nga keto zgjedhje, si dhe hyrjen ne kuvend me qellim hetimin e krimit elektoral.

Mesohet se krahas kesaj rezolute eshte hartuar nje e dyte nga anetari i Kryesise se Ben Blushi, propozimi i te cilit ka thuajse te njejtin qendrim me perjashtim te theksimit te pikes per nderprerjen e mandatit te kryetarit ne rast humbje zgjedhjesh.

Ne rezoluten e Blushit nuk parashikohet pika ku PS nuk njeh rezultatin e zgjedhjeve.

Mesohet se edhe Erjon Brace ka hartuar nje rezolute qe permban nje qendrim radikal te PS-se per bojkot te parlamentit dhe per mosperfaqesimin e kesaj force ne kete institucion.

Top Channel