Lushnje, aksidentohet per vdekje 21-vjecarja

27/07/2009 11:05

Nje aksident me pasoje vdekjen ka ndodhur mbremjen e djeshme ne rrethin e Lushnjes ne superstraden Lushnje-Rrogozhine prane fshatit Dushk.

Nje automjet me targa te kryeqytetit i drejtuar nga shtetasi H.Zaçe ka perplasur shtetasin Zamira Mita 21 vjec nga fshati Dushk.

Si pasoje e kesaj perplaseje 21-vjecarja ka marre plage shume te renda. Ajo eshte marre nga vete personi qe shkaktoi aksidentin dhe eshte derguar me shpejtesi ne spitalin e qytetit por vajza nuk mundi t’i rezistoje plageve te renda.

Sipas policise 21-vjecarja ka kaluar trafikndaresin ne rruge duke u gjendur perballe mjeteve qe po leviznin.

Top Channel