KQZ shperndan mandatet e fundit

27/07/2009 12:05

Pas perfundimit te ankimimeve edhe ne Kolegjin Zgjedhor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve beri shperndarjen e mandateve per qarqet e mbetura te Fierit, Tiranes dhe Shkodres.

Ne Fier konfirmohet zyrtarisht mandati 9-te i socialisteve, kurse mandatet per Tiranen dhe Shkodren mbeten te pandryshuar, pasi Kolegji Zgjedhor la ne fuqi vendimet e meparshme te KQZ-se.

Pas shperndarjes se tere mandateve ne rang vendi, Partia Demokratike ka marre 68 mandate, kurse Partia Socialiste 65.

4 mandate i ka marre Levizja Socialiste per Integrim. Partia Republikane, Partia per Demokraci dhe Integrim dhe Partia Bashkimi per te Drejtat e Njeriut, kane marre nga 1 mandat.

Sipas Kodit Zgjedhor, rezultati perfundimtar i zgjedhjeve shpallet nga KQZ jo me vone se 5 dite nga data e shpalljes se rezultatit per shperndarjen e mandateve per cdo zone zgjedhore.

Me fjale te tjera komunikimi i fundit i KQZ-se per zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit pritet te shtunen, me 1 gusht.
 

Top Channel