
Gjashte anije veliere kane mberritur ne fundjave ne Portin Detar te Durresit, ne kuader te veprimtarise lundruese “Takim ne Adriatik”.
Mberritja e jahteve me vela ne ujerat shqiptare po kthehet tashme ne tradite, duke e perfshire vendin tone ne kete aktivitet te rendesishem lundrimi per vendet qe lagen nga i njejti det.
Ky eshte i katerti vit qe turiste italiane te pasionuar pas lundrimit e perfshijne Durresin ne ndalesat e tyre, nderkohe qe theksohet domosdoshmeria e ndertimit te nje porti jahtesh ne vendin tone.
Jane 15 turiste italiane te pasionuar te lundrimit qe po eksplorojne brigjet shqiptare ne kete edicion te “Takimit ne Adriatik”, e cila organizohet nga shoqata italiane e lundrimit ne bashkepunim me Dhomen e Tregtise dhe Industrise se Durresit.
Nenpresidenti i “Asonautica italiane”, Paolo del Buono, duke vleresuar ndryshimet e vazhdueshme ne Shqiperi, tha se ka ardhur koha te mendohet me shume per turizmin e lundrimit, duke theksuar se ndertimi i porteve te jahteve dhe velierave, do te shtonte ndjeshem numrin e turisteve.
Krijimi i porteve te jahteve dhe velierave, sipas tij, do ta shtonte ndjeshem numrin e turisteve, te cileve u pelqen eksplorimi i brigjeve dhe kulturave detare. Veprimtaria detare “Appuntamento in Adriatico” ka mberritur ne edicionin e saj te 21-te dhe prej disa vitesh Shqiperia eshte bere pjese e saj. Velierat mberriten nga Porti i Tivarit ne Malin e Zi dhe pas Durresit do te lundrojne drejt Vlores.
Top Channel