Te marten asambleja e PS

26/07/2009 16:15

Socialistet ne qender kane lajmeruar mbajtjen e Asamblese Kombetare te partise, te marten ne mesdite, per te marre ne shqyrtim rezultatin jofitues te zgjedhjeve.

Zera brenda partise i kane kerkuar kryetarit Rama, qe te respektoje statutin duke dhene doreheqjen, dhe njekohesisht te marre pergjegjesine per humbjen e socialisteve.

Pjesmarres ne asamblene kombetare te socialisteve, e cila mblidhet ne nje kohe kur KQZ ende nuk ka shpallur rezultatin perfundimar te zgjedhjeve dhe kur mandati i deputeteve aktuale perfundon me 3 shtator do te jene, edhe deputetet socialiste te legjislatures se kaluar, por edhe ata qe fituan te drejten me 28 qershor per t’u ulur ne parlament por qe ende nuk kane marre mandatin.

Asambleja Kombetare e PS, e thirrur nga kryetari i saj Gramoz Ruci dhe kryesia e mbledhur tre jave me pare pritet te kete debate, por gjithcka do te varet nga qendrimi qe do te mbaje kryetari i socialisteve, Edi Rama ne lidhje me tematiken e dites, rezultatin e zgjedhjeve, apo dhe pergjegjsine direkte te tij per rreshtimin e PS, serish ne opozite.

Burime brenda selise roze bejne te ditur se shefi i socialisteve Edi Rama  i cili ne tetor te 2005-es, zuri karriken e lene bosh nga ish-kryatri Fatos Nano, po pergatit nje qendrim zyrtar per zgjedhjet e nje muaji me pare, dhe se do t’i kerkoje asamblese te therrase Kongresin e jashtzakonshem te partise, ku pritet qe situata te jete me e nxehte.

Nje nga skenaret eshte ai qe Edi Rama do te jape doreheqjen nga posti i kryetarit te PS, dhe prej ketij varet edhe rikandidimi per postin e kryetarit te partise, i cili tashme zgjidhet nga anetaresia permes parimit nje anetar nje vote.

Top Channel