Pergjaken rruget, 5 te vdekur

26/07/2009 17:30

Pese persona gjeten vdekjen ne oret e para te mengjesit ne autostraden Tirane- Durres, afer Maminasit. Dy makina jane perfshire ne nje aksident te rende rrugor duke shkaktuar nje tragjedi te rende ne rruge.

Ende nuk jane te qarta rrethanat e aksidentit, shkaku i perplasjes se makines se pare qe coi me pas ne perplasjen edhe te mjetit tjeter.

Ajo qe dihet eshte se nje automjet tip Volgsvagen eshte perplasur fort me betonin rreth ores 3 te mengjesit. Perplasja ka qene aq e fuqishme sa 5 personat qe udhetonin ne mjet kane vdekur ne vend.

Viktimat jane Dolores Skenderaj, 27 vjece, e cila dyshohet se mund te kete qene dhe drejtuesja e automjetit, Haxhire Skenderaj, 60 vjece, mamaja e Dolorezit. Eduard Lekdusha 57 vjec dhe bashkeshortja Lumturi Lekdusha 50 vjec si dhe nje shtetase tjeter, Lindita Limani.

Ne makinen tjeter kane mbetur te plagosur 3 persona Ilir Bardhi, 18 vjec, Nuel Papuli 19 vjec dhe Elda Mallkutaj 17 vjec, te gjithe nga Tirana.

Te plagosurit sapo kane marre ndihmen e pare ne spitalin e Durresit jane larguar ne drejtim te Spitalit Ushtarak per nje mjekim me te specializuar dhe behet e ditur se jane ne gjendje te rende shendetesore.

Nderkaq, nje tjeter aksident i rende ka ndodhur ne mengjes edhe ne Fier, ne vendin e quajtur Qafa e Koshovices. Kater persona jane plagosur pas nje aksidenti rrugor ne kete zone, cka ka sjelle edhe bllokimin per nje kohe te gjate te trafikut rrugor, duke krijuar rradhe ne rruge.

Top Channel