Iran, shkarkohet Ministri i Informacionit

26/07/2009 21:15

Presidenti Iranian Mahmud Ahmedinexhad ka shkarkuar nga posti i Ministrin e Informacionit, Golam Hosein Mohsen.

Sipas lajmit te dhene nga nje zedhenes i presidences iraniane cituar nga agjensia e lajmeve IRNA, eshte shkarkuar vetem nje minister nga detyra.

“Ministri i Kultures, ai i shendetsise dhe ai i punes do te vazhdojne detyren e tyre”, tha zedhenesi i presidentit, Mohamed Xhafar.

Pritej nje reformim i qeverise iraniane pas protestave te dhunshme qe shoqeruan procesin post zgjedhor ne Teheran, por pervec Ministrit  Mohsen dhe nje zyrtari te larte te presidences, asnje levizje tjeter nuk eshte ndermarre nga Ahmedinexhad.

Top Channel