Fluks emigrantesh ne Durres

26/07/2009 17:40

Fundjava sjell ne Shqiperi mbi 14 mije emigrante shqiptare dhe kosovare, ndersa sportelet e policise dhe doganieret punojne me kapacitet te plote per te shmangur vonesat ne perpunim.

Rritja e numrit te personave qe futen ne vend rrit edhe rrezikun e shtimit te numrit te bartesve me virusin A H1N1, ndonese nga hyrjet e fundit nuk jane deklaruar ende raste te dyshuarish si te prekur nga semundja.

Vetem gjate dites se shtune hyne rreth 6800 pasagjere dhe 2200 automjete, nderkohe qe dhe gjate dites se diele kane planifikuar mberritjen 11 tragete te tjera, pjesa me e madhe e te cilave jane ankoruar ne port deri ne mesdite, duke sjelle afro 7500 persona.

Shtimi i numrit te trageteve qe lundrojne ne linjat detare qe lidhin Durresin me portet e Barit, Ankones dhe Triestes ka shmangur kete vit problemet me mbushjen e trageteve tej kapaciteteve te lejuara.

Top Channel