PDI: Kolegji nuk dha drejtesi

25/07/2009 15:55

Kunder Kolegjit Zgjedhor eshte renditur edhe Partia per Demokraci dhe Integrim.

Kryetari i saj e akuzoi Kolegjin se ka marre vendime nen presionin e Partise Socialiste, duke i hequr kesaj partie nje mandat te sigurt ne Fier.

“Jam ketu per te denoncuar grabitjen e mandatit te dyte te PDI-se nga Rama dhe Partia Socialiste. Kete grabitje e kryen me ndihmen e Kolegjit Zgjedhor”, tha kryetari i Partise, Tahir Muhedini.

Sipas tij, Kolegji nuk vendosi drejtesine edhe pse ishte shpresa e fundit.

Top Channel