Berisha: Legjitimitetin e percaktoi populli

25/07/2009 16:05

Perurimi i rruges prej 28 kilometrash qe lidh Shishtavecin me Kukesin, nje nga premtimet e Partise Demokratike gjate fushates, eshte cilesuar nga kryeministri Sali Berisha si menyra me e mire per te festuar fitoren e zgjedhjeve te 28 qershorit.

Por ky inaugurim u perdor nga zoti Berisha edhe per t’i kthyer pergjigje kreut te socialisteve Edi Rama, i cili deklaroi mosnjohjen e legjitimitetit te qeverise se re, qe pritet te krijoje kryeministri Berisha.

“Kur e dëgjoj t’u thotë shqiptarëve çdo ditë marrëzira të padëgjuara në 20 vitet e fundit, nuk mund të mos ndjesh në rrafshin njerëzor dhimbje. Nuk është ai që përcakton legjitimitetin e qeverisë, por atë e përcakton sovrani, i cili i rezervoi atij banesën e humbjes, i dha humbjen. Tani po të dojë, të bëjë Hamletin çdo ditë në monologun e tij, ne do të ecin drejt Shqipërisë europiane”, u shpreh Berisha.

Sipas kryeministrit nje nga projektet per modernizimin e vendit, nuk eshte vetem rruga qe lidh Shishtavecin me Kukesin, nje investim i buxhetit prej 4 miliarde lekesh, por edhe unaza qe lidh verilindjen me juglindjen e vendit, nga Tropoja, nepermjet Kukesit, Peshkopise dhe del ne Librazhd.

Kreu i qeverise, i cili inspektoi punimet ne segmentin mes Kukesit dhe Dibres, investim prej 10 milione dollaresh, theksoi rendesine e ndertimit te kesaj infrastrukture te re, qe do te ndihmoje ne ne zhvillimin e ketyre zonave dhe daljen e e tyre nga varferia, edhe nepermjet punesimit ne hidrocentrale, 5 prej te cileve jane ne ndertim, perfshire edhe ate te skavices.
 
“Siç e shihni, ka një perspektivë reale punësimi dhe të ndërtimit më të mirë të jetës dhe të daljes nga varfëria. Qeveria ime e ka kapur dhe do ta kapë me përparësinë më të madhe luftën kundër varfërisë. Ne kemi lëvizur fuqishëm me pagat e pensionet, por tani do të lëvizim fuqishëm me zonat e varfra, për t’i ndihmuar banorët e tyre për një jetë më normale”, u shpreh Berisha.
 

Top Channel