Britani, arrestohet roja e mbretereshes
24/07/2009 21:05
Ka perfunduar ne pranga nje nga rojet e Buckingham Palace. Ishte nje klandestin qe kishte hyre ne ushtri duke falsifikuar identitetin e tij.
Ushtari, i njohur vetem me emrin Kapinga, ka origjine nga nje komb afrikan qe eshte pjese e Komonuelthit.
Lajmin e ben te ditur tabloidi “The Sun”, sipas te cilit Kapinga eshte stervitur ne kazermen Katerik, ne Nort Jorkshajer para se te bente pjese ne batalionin elite “Irish Guarda” vjeshten e kaluar.
Nuk eshte hera e pare qe ne radhet e sigurise se Buckingham Palace ndodhin skandale te tilla.
Top Channel