Berat, ekspertet nisin verifikimin e kalase

24/07/2009 18:25

Ne Berat specialistet e monumenteve kane nisur punen per riparimin e demeve qe la pas shembja e nje shkembi nga kalaja e qytetit mbi shtepite e lagjes Mangalem.

Por nje tjeter masiv guri eshte shume prane rrezimit dhe kjo duket me sy te lire. Pas incidentit, nga i cili shpetuan mrekullisht disa persona, prefekti i Beratit ka urdheruar ngritjen e nje grupi pune per verifikimin e gjendjes.

“Atje u pa qarte qe masivi ishte shkeputur ne 180 metra mbi nivelin e detit. U pa terreni dhe u konstatua se atje ende ka rrezik per shembjen e gureve”, ka deklaruar specialisti Halim Koxhaj.

Jane rreth 60 banesa qe rrezikohen nga masivet e gureve ne kete zone. “Ne lagjen Mangalem rrezikohen nga erozioni mbi 60 banesa. Ne kemi bere relacionet per te marre masat e duhura per te ndaluar ndonje rreshqitje te shkembinjve”, ka sqaruar kryetari i rajonit numer 2 te Beratit, Venedik Cela.

Ndersa puna per verifikimin ka nisur, ne vendngjarje kane mberritur edhe drejtues te Ministrise se Puneve te Brendshme.

“Do vleresojne specialistet dhe do te propozojne masat qe duhen marre, si per te ndertuar nje mur ose kolona mbrojtese. Kjo behet per t’i dhene turizmit beratas nje bukuri te qendrueshme”, ka deklaruar zevendesministri Ferdinand Pone.

Sipas specialisteve te gjeologjise, masivi shkembor rreth kalase se Beratit eshte dobesuar nga shperthimet e eksploziveve te ndodhura vite me pare me hapjen e disa tuneleve.

Top Channel