Afganistan, vritet ushtari i NATO-s

24/07/2009 00:15

Me ane te nje komunikate, NATO ka njoftuar vdekjen e nje ushtari te saj ne perleshjet me talebanet qe po zhvillohen ne jug te Afganistanit.

Forcat e NATO-s kane ndermarre nje operacion ne shkalle te gjere kunder talebaneve ne dy provinca kryesore ne jug te Afganistanit.

Ne komunikate nuk behet i ditur emri dhe kombesia e ushtarit. Numri i ushtareve te NATO-s te vrare ne Afganistan qe nga fillimi i ketij viti ka shkuar ne 219.

Top Channel