Britani, 100 mije te prekur nga gripi A

23/07/2009 19:50

Numri i te prekurve nga gripi i derrave ne Britanine e Madhe ka shkuar ne 100 mije persona. Por pervec shifrave, ne vend eshte perhapur alarmi nga punonjesit, te cilet druhen se mund te infektohen nga koleget e tyre.

Por avokate te nje kompanie ligjore kane deklaruar se, nese dikush preket ne menyre ka te drejte te fitoje nje demshperblim nga shkaktari.

Avokatet kane dhene si shembull transmetimin e virusit nga punetoret e dyqaneve, te cilet jane ne kontakt me shume njerez.

Ndersa ne nje rast ekstrem, kur dikush vdes ne ambjentet e punes, familjaret kane te drejte te kerkojne demshperblime te majme.

Top Channel