Berat, frike nga guret e kalase

23/07/2009 20:05

Nje gur rreth 2.5 ton eshte shkeputur nga muret e kalase se Beratit dhe ka rene mbi nje automjet qe ishte duke u parkuar ne rruge, drejtuesi i te cilit ka shpetuar mrekullisht pasi eshte goditur pjesa e kundert e vendit te shoferit.

Deme te shumta jane shkaktuar edhe ne catite e shtepive te lagjes Mangalem, mbi te cilat guri eshte rrokullisur para se te bjere ne rruge.

Pronari i mjetit qe ka shpetuar nga aksidenti tregon ngjarjen. “Ishte dicka e tmerrshme. Guri me ra fare prane, kam shpetuar per mrekulli”, tregon Alush Azizi.

Banoret e lagjes Mangalem dje braktisen shtepite e tyre nga frika e perseritjes se ngjarjes.

Ne vendngjarje kane mberritur forca te shumta policie, si dhe drejtues te institucioneve vendore, te cilet kane kerkuar edhe verifikimin e situates ne faqen e kalase dhe te shkembit mbi lagjen Mangalem per te evituar tragjedi te ngjashme.

“Te vijne specialistet dhe te bejne kontrollet e nevojshme. Kjo zone, sa eshte e bukur aq eshte edhe e rrezikuar nga guret”, deklaron kryebashkiaku Fadil Nasufi.

Diten e sotme kane nisur edhe verifikimet e demeve te shkaktuara ne banesat e lagjes Mangalem, ku demet jane te konsiderueshme.

Top Channel