Politkovskaja, ne gusht rinis procesi
22/07/2009 11:55
Eshte caktuar per ne daten 5 gusht nisja e procesit te ri gjyqesor kunder te akuzuarve per vrasjen e gazetares pro-cecene Ana Politkovskaja.
Gazetarja ruse qe kritikonte shpesh ish presidentin Vladimir Putin eshte ekzekutuar ne 7 tetor te vitit 2006 ne ashensorin e shtepise se saj ne Moske. Gjykata e Larte e Rusise anuloi procesin ne 25 qershor per shkelje te renda procedural.
Tre te dyshuarit kryesore te ekzekutimit te Politkovskajas jane tre cecene. Ekzekutimi i gazetares ngjalli edhe reagimin nderkombetar qe kerkoi me ngulm nga Rusia te nxirrte fajtoret para drejtesise.
Top Channel