Policia arreston profesorin e Harvard

22/07/2009 10:55

Policia kerkoi ndjese, duke thene se ishte thjesht nje keqkuptim. Por Henry Louis Gates, 58 vjec, profesor i Universitetit te Harvard, nuk e ka besuar kete justifikim.

“Ja se cfare ndodh me nje person me ngjyre ne Amerike”, thote Gates, i cili u arrestua gabimisht nga policia, pasi po perdorte forcen per te hyre ne shtepine e tij.

Gates, sapo ishte kthyer nga nje udhetim ne Kine, bashke me nje mik. Sipas raportit te policise, nje grua kishte pare profesorin, ndersa tentonte te hapte me shpatulla porten e shtepise se tij, dhe dha alarmin.

Profesorit, nuk iu la kohe per shpjegim, dhe u ndalua per “prishje qetesie”, u cua ne komisariat, pavaresisht se tregoi dokument se shtepia ishte e tij.

Gates i ka akuzuar policet per racizem, pasi iu desh kohe t’u shpjegonte, pozicionin e tij dhe qellimin e thjeshte per te hapur deren e shtepise se tij, pra prones se tij.

Top Channel