Gripi, shtohen rastet dhe te dyshuarit

22/07/2009 15:00

Arrin zyrtarisht ne kater te infektuar numri i personave te prekur nga virusi i gripit te derrave. (UPDATE)

Pas rastit te pare te studentit nga Gjirokastra, konfirmohet zyrtarisht edhe prekja nga virusi H1N1 i tre marinareve te huaj, dy filipinas dhe nje rumun, pergjigjet e analizave per te cilet mberriten te marten ne mbremje nga Bukureshti. Vetem se ata prej ditesh jane larguar nga vendi yne.

Nderkohe, paradite jane shfaqur edhe 6 raste te tjera te dyshuara, 2 prej te cileve nga Shkodra, 3 nga Tirana dhe 1 nga Elbasani.

Gjithsej deri me tani jane marre 110 mostra pjesa me madhe e te cilave kane rezultuar negative. Por ajo cfare eshte me shqetesuese pas perhapjes se virusit ne vend, eshte sasia e paket e Tamifluse pasi 3000 dozat per te cilat thuhet se jane stok, rezultojne jashte dates se skadences.

Firma farmaceutike thote se nese keto doza jane ruajtur ne kushte te mira ato mund te rezistojne edhe per dy vjet te tjera, por specialiste te Institutit te Shendetiti Publik nuk e garantojne perdorimin e tyre pasi askush nuk jep mund te flase me siguri se ne cfare kushtesh mund te jene ruajtur ato.

Ne spitalet rajonale te vendit jane shperndare vetem nga 5 doza tamiflu dhe 50 te tjera qe skadojne ne vitin 2010 jane gjendje prane ISHP.

Persa i perket perhapjes se virusit edhe perfaqesues te OBSH ne Tirane qetesojne popullaten duke u shprehur se A/ H1N1 ne vendin ashtu si ne disa vende te tjera te Europes eshte shfaqur me shenja te lehta.

“Ajo cfare kemi pare ne shume vende te botes eshte  se ky infeksion deri me tani eshte shfaqur i lehte .Numri i te vdekurve nga ky virus  eshte me i vogel, se ne rastin e nje gripi sezonal  ne peirudhen  e dimrit .Tashme virusi eshte shperndare ,psh ne Angli ,sidomos tani ne vere po shtohen rastet e te infektuarve ndaj duhet te presim rritje te numrit te infektuarve edhe ne Shqiperi .Mund te preken 25- apo 30 % e popullsise kete s’mund ta dime kur ky virus sapo eshte konfirmuar ne Shiperi”, u shpreh perfaqesuesi i OBSH-se, Anshu Banerjee

OBSH shprehet se popullata duhet te respektoje te gjitha rekomandimet e dhena deri me tani.Nderkohe Instituti i Shednetit Publik po shperndan informacion  te detajuar me ane te posterave lidhur me shenjat dhe higjienen vetjake

Top Channel