Fier, fluks ne zyrat e legalizimeve

22/07/2009 09:15

Ardhja e emigranteve ka shkaktuar kaos ne zyrat e legalizimeve te dokumenteve per jashte shtetit ne Prefekturen e Qarkut te Fierit.

Sipas pergjegjesit te kesaj zyre, Syrja Goroveci, numri i aplikuesve ne nje dite varion nga 350–400, duke bere qe gjate kesaj periudhe te kete nje fluks te madh kerkesash.

“Numri i aplikimeve per legalizim te dokumenteve per jashte shtetit mund te shkoje dhe ne 400 te tilla ne dite. Ne fakt pritej qe periudha korrik–gusht, por dhe gjysma e pare e shtatorit, te shenonte fluksin me te madh te frekuentuesve te Zyres se Legalizimeve ne Prefekturen Fier, qe konsiston me ardhjen e emigranteve. Fluksi eshte shume i madh, por deri tani e kemi perballuar pa problem”, ka thene Goroveci.  
 

Top Channel