Afganistan, talebanet sulmojne tre qytete

21/07/2009 12:50

Nje numer i konsiderueshem por ende i pacaktuar personash jane vrare si pasoje e nje seri sulmesh te kryer nga militantet talebane ne lindje te Afganistanit.

Nje grup personash te armatosur dhe disa kamikaze kane sulmuar tre qytetet kryesore, perfshire zyren e guvernatorit te qytetit te Gardezit, si dhe ate te shefit te policise, duke vrare te pakten 4 persona.

Ndersa ne Xhalalabad, ne afersi te kufirit me Pakistanin, dy militante dhe nje polic mbeten te vrare gjate nje shkembimi zjarri, bejne te ditur autoritetet lokale.

Nje perkthyes afgan deklaroi per BBC se situata eshte shume e tensionuar dhe se mes banoreve ka panik.

“Isha ne dyqanin tim dhe papritur degjova nje shperthim te fuqishem dhe me pas te shtena armesh zjarri. Gjithashtu, pash edhe shkembim zjarri mes forcave te policise dhe atentatoreve”, ka deklaruar deshmitari.

Sipas analisteve, dyshohet qe sulmi i rebeleve te jete nje kunderpergjigje ndaj operacionit masiv qe po kryhet ne vend nga forcat aleate.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta