Itali, perdhunohet prostituta shqiptare

20/07/2009 08:55

Nje vajze shqiptare, e cila shfrytezohej si prostitute ne Itali, ka rene pre e dhunes seksuale dhe grabitjes nga disa persona.

Ngjarja e rende ka ndodhur ne Breshia, ndersa policia ka nisur menjehere punen per identifikimin dhe kapjen e autoreve. Mediat italiane shkruanin dje se vajza e re, e cila eshte nje prostitute shqiptare, ka kerkuar ndihmen e policise dy net me pare. Mesohet se ajo ishte rreth te 30-ave dhe qarkullonte ne nje bulevard te Breshias ne kerkim te klienteve, me te cilet kryente marredhenie seksuale kundrejt parave.

Naten e se shtunes, teksa ajo po xhironte ne rruget e qytetit italian, i eshte afruar nje person, i cili e ka ftuar ate ne nje hotel. Ajo ka hipur ne makine, por vetem pak minuta me pas ka konstatuar ndryshimin e destinacionit te makines. “Klienti” e ka cuar prostituten ne nje vend te izoluar. Aty ajo ka kuptuar se dicka po ndodhte. Te makina, ku ishte me “klientin” jane afruar edhe persona te tjere, te cilet kane folur gjuhe sllave. Gjithmone duke iu referuar vajzes, tre sllavet e kane dhunuar seksualisht dhe e kane grabitur.

Sipas saj, “klienti” bashke me shoke te tij e kane dhunuar seksualisht dhe me pas i kane marre sendet e saj personale dhe parate qe ajo mbante me vete. 30-vjecarja sapo ka shpetuar prej tyre, ka lajmeruar policine dhe me pas ka perfunduar ne spital. Hetimet kane nisur menjehere pas disa oresh, pas denoncimit te bere nga vajza, por nuk kane qene te lehta, pasi ajo nuk i njihte personat qe u larguan menjehere.
 

Top Channel