Iran, Ahmadinejad ne shenjester te kritikave

19/07/2009 13:10

Presidenti iranian, Mahmud Ahamadinejad eshte bere objekt i kritikave nga shume konservatore per zgjedhjen e zevendespresidentit.

Ahmadinejad njoftoi te premten emerimin e Esfandiar Rahim  mashai, i cili nje vit me pare kishte deklaruar se, Irani nuk eshte vend armik i Izraelit.

Kritikave u eshte bashkuar edhe Unioni i Studenteve Islamike, nje institucion fondamentalist, i cili ka kerkuar doreheqjen e Rahim Mashai.

Top Channel