Afganistan, Karzai: Dialog me talebanet

19/07/2009 11:15

Hamid Karzai u ka shtrire doren talebaneve. Presidenti afgan, pas vitesh te tera lufte te pergjakshme, ka kerkuar fillimin e negociatave me perfaqesuesit e islamizmit radikal afgan, perfshire liderin, mullahun Omar.

Sipas Karzait, opsioni ushtarak, pavaresisht se i mbeshtetur nga trupat e Perendimit, nuk perben zgjidhjen e problemit.

“Nuk besoj se rritja e trupave do te zgjidhe problemin. Duhet te gjejme menyra te tjera per te mundur terrorizmin dhe per te krijuar paqen. Duhet te mbeshtetemi tek ata talebane qe jane te gatshem te bejne nje hap mbrapa”, eshte shprehur Karzai.

Top Channel