Vrasje per nje gervishtje makine

18/07/2009 12:50

Nje 26-vjecar eshte vrare ne oret e para te mengjesit te sotem ne Berat, pas nje sherri per gervishjen e makines se tij.(UPDATE)

Erion Toska, nga fshati Duhanas, kishte afersisht nje jave qe ishte kthyer nga Greqia, ai po perpiqej te parkonte makinen ne nje lagje te Beratit kur mjeti i tij pesoi demtim te pasyqrave.

Sipas versionit te policise mjeti i tij u demtua nga makina e drejtuar nga 42 vjecari Perparim Mahmutaj.

Te dy shoferet jane grindur me njeri tjetrin, ndersa mesohet se pas sherrit Erioni e ka ndjekur Perparimin deri ne shtepine e tij. Pikerisht ketu sipas policise perparim Mahmutaj ka qelluar me armen tip pistolete duke e lene te vdekur ne vend 26-vjecarin.

Policia tha se vikima ka marre nje plumb ne koke, nderkohe qe autori eshte shpallur ne kerkim.

Top Channel