BE: 60 milione vaksina per gripin

18/07/2009 20:25

Jane te pakten 60 milione njerezit me te rrezikuar nga virusi A/H1N1 te cilet duhet te vaksinohen ne territorin e Bashkimit Europian.

Kete shifer e ka publikuar komisioneri europian per Shendetesine, Androulla Vasiliu gjate nje vizite ne Portugali. “Nese gjithe keta persona do vaksinohen mund te kemi nje mbrojtje te mjaftueshme per t’i bere balle gripit te derrave”, ka thene perfaqesuesi i larte europian.

Nderhyrjet prioritare jane ato ndaj personave me te rrezikuar per te humbur jeten pasi vaksina nuk mund te kete per te gjithe njerezit.

Top Channel