OBSH: Stop bilancet per H1N1

17/07/2009 22:55

Organizata Boterore e Shendetesise u ka  dhene fund publikimit te bilanceve periodike per numrin e te infektuarve me H1N1. Shkak perhapja e virusit ne permasa te paprecedenta me pare.

“Ne te gjithe rastet e tjera te pandemise ne te shkuaren, viruset kane kerkuar me shume se gjashte muaj per t’u perhapur ne te njejtat permasa dhe forma qe H1N1 e ka bere ne te njejten periudhe kohore”- njofton ne nje komunikate OBSH.

Sipas organizmit me te larte shendetesor perhapja e metejshme e virusit, si ne vendet ku eshte evidentuar ashtu dhe ne ato te cilat jane te paprekuara eshte e pashmangshme.

“Ne kerkojme evidentimin e rasteve me te renda ose ato ku dyshohet se virusi ka pesuar mutacion”- thuhet me tej ne komunikate.

OBSH para disa ditesh komunikoi se shkak i shpalljes se pandemise me 11 qershor nuk ishte rrezikshmeria e larte e virusit por perhapja e tij gjeografike dhe aftesia per te mbijetuar ne kushte te ndryshme atmosferike pas pikasjes se dy rasteve ne vendet nordike.

 

Top Channel